
7 pije të ftohta që të shpëtojnë nga vapa e korrikut!
Dritare.net
Vera është koha ideale për të shijuar pije freskuese që na japin energji dhe na ndihmojnë të përballojmë temperaturat e larta. Në këtë stinë të nxehtë, nuk ka asgjë më të këndshme se sa një gotë me pije të ftohtë, e mbushur me aroma natyrale dhe akull që krisëhet në buzë. Ja disa nga pijet më të dashura të verës që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj:
1. Limonata me mente
Një klasik veror që nuk del kurrë nga moda! Limonata e bërë në shtëpi me limon të freskët, pak mjaltë dhe gjethe menteje është kombinimi perfekt i shijes së thartë dhe aromës së freskët. Shto disa kuba akulli dhe ke një pije që freskon trupin dhe shpirtin.
2. Smoothie frutash
Frutat e verës si shalqiri, pjepri, pjeshka apo luleshtrydhet janë ideale për smoothie. Kombinoji me kos, qumësht bajame apo thjesht me pak ujë dhe akull. Është një mënyrë e shijshme për të marrë vitamina dhe për të qëndruar të hidratuar.
3. Ujë i aromatizuar (detox water)
Një alternativë elegante dhe e thjeshtë ndaj ujit të zakonshëm. Shtoni feta agrumesh, kastravec, boronica apo rozmarinë në një kavanoz me ujë të ftohtë. Lëreni në frigorifer për disa orë dhe shijoni një pije pa sheqer, por plot shije.
4. Çaj i ftohtë (iced tea)
Qoftë çaji i zi, jeshil apo bimor, i ftohtë dhe i ëmbëlsuar lehtë me mjaltë, është një zgjedhje klasike. Mund të shtoni limon, pjeshkë ose manaferra për një aromë më të veçantë. Ideale për pasdite relaksi në ballkon apo në bregdet.
5. Granita ose lëngje të ngrira
Për ata që kërkojnë një freski më ekstreme, granitat janë ideale. Pije gjysmë e ngrirë me bazë frutash, sheqer dhe akull të grimcuar, një ëmbëlsirë që mund të pihet!
6. Kokteje verore pa alkool (mocktails)
Kombinime kreative me lëngje frutash, soda të gazuara, mente dhe fruta të freskëta. Për shembull: një “Virgin Mojito” me lime, mente, sodë dhe pak sheqer është zgjidhja e duhur për një pasdite verore me miqtë./K.C/dritare.net

















