
Mushkonjat ju lanë pa gjumë? Si t’i largoni nga shtëpia me metoda të thjeshta dhe efektive!
Dritare.net
Temperatura të larta, dritare të hapura dhe mushkonja të bezdisshme, kjo është panorama që po përballen shumë familje shqiptare gjatë netëve të korrikut. Përveç vapës, mungesa e gjumit po përkeqësohet nga pranisë masive të mushkonjave, të cilat janë bërë shqetësim serioz në të gjithë vendin.
Por çfarë mund të bëjmë që t’i largojmë ato pa përdorur gjithmonë kimikate? Ja disa këshilla të dobishme:
1. Vendosni rrjeta mbrojtëse në dritare dhe dyer!
Rrjetat janë mënyra më efektive për të ndaluar hyrjen e mushkonjave në shtëpi, pa e mbyllur ajrin e freskët.
2. Përdorni ventilatorë ose kondicionerë!
Mushkonjat nuk fluturojnë mirë në ajër që lëviz. Një ventilator pranë shtratit i mban larg dhe ndihmon në freskimin e dhomës.
3. Aromat natyrale që i bezdisin mushkonjat!
Vaji i livandës
Vaji i eukaliptit me limon
Citronela
Menta
Këto mund të përdoren në difuzorë elektrikë ose të përzihen me ujë dhe të spërkaten në perde, çarçafë ose kënde të errëta.
4. Përdorni qirinj aromatikë kundër mushkonjave!
Qirinjtë me citronelë janë të lehtë për t’u gjetur dhe shumë efektivë në veranda, ballkone apo gjatë mbrëmjeve jashtë.
5. Eliminoni ujin e ndenjur!
Mushkonjat shumohen në vende me ujë të qetë. Zbrazni çdo ditë:
Pjatat e luleve
Tasat e ujit të kafshëve
Vaskat plastike, kovat apo shishet e hapura
6. Sprej ose krem kundër mushkonjave (repelentë)!
Në farmaci gjeni produkte që mund të aplikohen në lëkurë para gjumit, veçanërisht në zona të pambuluara si duart, këmbët dhe qafa.
7. Mbillni bimë aromatike në ballkon ose oborr!
Borziloku, rozmarina, livando dhe menteja janë bimë që jo vetëm zbukurojnë ambientin, por edhe i largojnë mushkonjat.
8.Ndizni një llambë të zbehtë ose blu!
Mushkonjat tërhiqen nga drita e verdhë ose e bardhë. Një dritë blu apo e errët e ul shumë mundësinë që ato të grumbullohen rreth llambave.
9.Mos vishni rroba të errëta gjatë natës! Mushkonjat tërhiqen më shumë nga ngjyrat e errëta dhe nga djersa. Vishni rroba të lehta dhe pambuku që e lejojnë trupin të marrë frymë.
10. Pastroni ambientin rreth shtëpisë!
Shkurtoni barin, hiqni mbeturinat dhe pastroni çdo hapësirë ku mund të fshihen ose shumohen mushkonjat, sidomos në mbrëmje
Kujdes për fëmijët dhe të moshuarit!
Ata janë më të ndjeshëm ndaj pickimeve. Përdorni produkte të përshtatshme për moshën e tyre dhe shmangni lëndët shumë kimike./K.C/dritare.net

















