Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjesh dhe luksi

Dasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjesh

Venecia u kthye në skenën e një prej dasmave më madhështore të vitit, ndërsa themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe prezantuesja televizive Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni përrallore që zgjati plot tre ditë.

Qyteti u mbush me yje ndërkombëtarë të kinemasë, politikës dhe televizionit, të cilët udhëtuan drejt Italisë për të qenë pjesë e këtij momenti të veçantë. Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Kylie Jenner dhe Ivanka Trump ishin vetëm disa nga figurat publike që u panë duke udhëtuar me gondola dhe duke shëtitur rrugicat e Venecias, të enjten dhe të premten.

Dasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjeshDasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjeshDasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjesh

Ceremonia kryesore u zhvillua në ishullin piktoresk San Giorgio, ku sipas raportimeve, Matteo Bocelli, djali i tenoristit të famshëm italian Andrea Bocelli, performoi për çiftin dhe të ftuarit.

Në një atmosferë luksoze, Lauren Sanchez, 55 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të bardhë dantelle të shtëpisë së modës Dolce & Gabbana haute couture, ndërsa Bezos, 61 vjeç, dukej i lumtur dhe i emocionuar pranë bashkëshortes së tij së re. Një foto e publikuar në rrjete sociale i tregonte të dy duke buzëqeshur, sapo kishin thënë “Po”.

Dasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjesh

Mediat ndërkombëtare raportojnë se rreth 200 persona ishin të ftuar në ceremoninë e së premtes, ndërsa festimet përfundimtare priten të zhvillohen të shtunën me një festë madhështore për çiftin dhe qindra të ftuarit.

Kostoja e dasmës mbetet ende e pa konfirmuar, por sipas burimeve të ndryshme, ajo mund të ketë kushtuar nga 20 milionë deri në mbi 50 milionë dollarë amerikanë.

Dasma luksoze e Bezos dhe Sanchez në Venecia: Një spektakël yjesh

Nuk munguan as protestat, me grupe të ndryshme që u ngritën kundër ngjarjes luksoze. Aktivistë për klimën dhe banorë të Venecias protestuan kundër turizmit të tepërt, duke e konsideruar dasmën si një simbol të shkëputjes së elitës nga realiteti që përballen qytetarët e zakonshëm.

Ndërsa dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez vazhdon të dominojë titujt botërorë, ajo sjell në vëmendje kontrastin mes glamour-it të pasurive marramendëse dhe zërave kritikë që kërkojnë më shumë përgjegjësi sociale nga të pasurit e planetit./L.F-dritare/net