Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Njerëzit lanë punën morën armët. Rrëfimi: Si ia dolëm t'i sprapsim!

Njerëzit lanë punën morën armët. Rrëfimi: Si ia

Më 13 mars 1997, në mes të trazirave që përfshinë vendin pas rrëzimit të skemave piramidale, qyteti i Burrelit nuk mbeti jashtë pasigurisë dhe kaosit. Në atë ditë, depot e armatimit u hapën dhe rrugët u mbushën me njerëz të armatosur. Uzina ndaloi punën për herë të parë: turni i dytë nuk mbërriti kurrë.

Në zemër të krizës, një grup punonjësish të përkushtuar, me në krye kryeinxhinierin Telat Haxhiu dhe specialistin elektrik Xhavit Metra, morën një vendim që do të ndryshonte fatin e Uzinës së Ferrokromit dhe të qytetit. Ata erdhën në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, me një rrëfim të jashtëzakonshëm!

Të vendosur që të mos e linin uzinën të rrëzohej, ata dolën derë më derë në qytet për të grumbulluar punonjësit. Në orën 18:00 të së njëjtës ditë, uzina rifilloi prodhimin nën rrezikun e pasigurisë publike.

Ky akt i guximshëm u bë simbol i unitetit dhe përkushtimit ndaj punës dhe komunitetit.

Për dekada, uzina e ferrokromit në Burrel ishte burimi kryesor ekonomik për qytetin dhe familjet e tij. Ajo mbajti në këmbë mirëqenien e një komuniteti të tërë dhe u bë shkollë profesionale për breza të tërë teknikësh dhe inxhinierësh.

Sot, historia e ferrokromit të Burrelit nuk është vetëm një faqe industriale – është një mësim mbi punën, përkushtimin dhe fuqinë e njerëzve për të mbrojtur një vlerë të përbashkët, edhe në kohët më të vështira./L.F-dritare.net