
Roza Lati flet për herë të parë për lidhjen me Xhonatan Islamin dhe planet për martesë
Dritare.net
Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin, një marrëdhënie që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Çifti shpesh ndan me ndjekësit e tyre momente të ëmbla e plot dashuri, duke treguar se janë më të lumtur se kurrë.
Së fundmi, Roza ka folur për herë të parë më gjerë rreth kësaj lidhjeje në një intervistë, ku ka ndarë disa detaje të veçanta nga njohja dhe afrimiteti me Xhonatanin. “Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” – është shprehur moderatorja.
E pyetur për planet e së ardhmes, konkretisht për martesë, Roza u shpreh se është ende herët për të folur për këtë hap. “Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni,” tha ajo me sinqeritet.
Ndërkohë, duket se çifti po shijon çdo moment të lidhjes së tyre, duke ndërtuar ditë pas dite një raport të bazuar në mirëkuptim, përkujdesje dhe dashuri të ndërsjellë./K.C/dritare.net

















