Na ndiqni edhe në

Bota

Lauren Sanchez nuse ëndrrash në Venecia. Zbulon emocionet dhe surprizat nga Jeff Bezos

Lauren Sanchez nuse ëndrrash në Venecia. Zbulon emocionet dhe

Lauren Sanchez ka ndarë emocionet më të veçanta të jetës së saj në një intervistë për Vogue, pak orë përpara se t'i thoshte “po” përjetë themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Në një set fotografik elegant për kopertinën dixhitale të muajit qershor, 55-vjeçarja u shfaq me një fustan nusërie magjepsës nga Dolce & Gabbana, i punuar me dantellë të bardhë dhe me një prerje që përqafonte siluetën e saj. Lauren rrëfeu se u ndje “si princeshë” kur e provoi për herë të parë fustanin në Milano.

“Ishte më i fuqishëm seç e kisha imagjinuar,” tha ajo me emocion.
Por surprizat nuk munguan as për Jeff-in! Që nuk pushonte së foluri sa e pa për herë të parë me fustan.

Lauren Sanchez nuse ëndrrash në Venecia. Zbulon emocionet dhe

Edhe pse Bezos kishte kërkuar ta shihte fustanin më herët, Lauren vendosi të ruajë magjinë e momentit:

“Gati sa nuk ia tregova, por doja që të ishte surprizë. Kur rritesh, nuk mbeten shumë surpriza,” tha ajo duke buzëqeshur.
Në përputhje me traditën, Lauren zgjodhi si “diçka të huazuar” një palë vathësh të mrekullueshëm nga Dolce & Gabbana, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim ditës së saj të madhe.

Lauren Sanchez nuse ëndrrash në Venecia. Zbulon emocionet dhe

Dasma zgjati tre ditë dhe u zhvillua në ishullin romantik San Giorgio Maggiore në Venecia, mes një liste të ftuarish plot yje si Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Usher.

Vlerësuar rreth 20 milionë dollarë, ceremonia luksoze ishte një kombinim i dashurisë, stilit dhe ëndrrave të realizuara, një dasmë e denjë për një çift që jeton nën dritat e reflektorëve./K.C/dritare.net