
Zbulohet virusi që shkakton ethe hemorragjike. Ja çfarë duhet të dini
Dritare.net
Një virus i ri që shkakton ethe hemorragjike është zbuluar së pari te kafshët dhe më pas janë shfaqur disa raste edhe te njerëzit. Sëmundja përhapet kryesisht nëpërmjet rriqërave(insekte që ngjiten në lëkurën e kafshëve dhe njerëzve), por mund të transmetohet edhe përmes kontaktit me gjakun ose lëngjet e kafshëve të infektuara.
Sipas mjekëve dhe veterinerëve, rreziku për njerëzit është i vogël, por personat që merren me kafshë (si barinjtë, fermerët apo punëtorët në thertore) duhet të tregojnë kujdes.
Kjo sëmundje mund të përhapet më lehtë kur moti është i ngrohtë dhe me lagështi, sepse rriqërat shumohen më shpejt. Kafshët si lopët, delet apo dhitë zakonisht nuk sëmuren, por mund të mbajnë virusin për disa ditë dhe ta transmetojnë te njerëzit.
Çfarë mund të bëni për t’u mbrojtur?
-Vishni rroba mbrojtëse kur punoni me kafshë;
-Përdorni sprej kundër insekteve;
-Mos prekni gjak ose lëngje të kafshëve pa doreza;
-Pini vetëm qumësht të zier dhe hani mish të gatuar mirë;
-Njoftoni mjekun ose veterinerin nëse vini re ndonjë shenjë sëmundjeje.
Shkencëtarët janë duke e studiuar virusin për ta kuptuar më mirë dhe për të parandaluar përhapjen. Deri tani nuk ka vend për panik, por duhet kujdes dhe higjienë, sidomos në zonat rurale dhe te njerëzit që punojnë me kafshë./K.C/dritare.net

















