Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada e SHBA në Beograd: Dënojmë fuqishëm sulmet në Kosovë!

Pas ngjarjes në veri ku mbeti i vrarë një efektiv i Kosovës, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së në Beograd.

Përmes një postimi në X, ambasada shkruan se SHBA dënon fuqishëm sulmet e dhunshme në Veri.

Sakaq bën thirrje që palët të shmangin tensionet dhe të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet apo retorikën që mund të nxisë tensionet dhe të kthehen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në postim./M.K-dritare.net

Ambasada e SHBA në Beograd: Dënojmë fuqishëm sulmet në