Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdes në moshën 39 vjeçare sheiku dhe princi i Emirateve Arabe

Vdes në moshën 39 vjeçare sheiku dhe princi i Emirateve Arabe

Ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, princi dhe sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe .

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”, dhe ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

Autoritetet kanë deklaruar se do të mbahen tre ditë heshtje në Emiratet e Bashkuara Aravbe dhe funerali pritet të kryhet ditën e mërkurë.

Babai i tij, Sheiku Sultan bin Muhammad Al Qasimi, ka sunduar Sharjahun që prej vitit 1972 dhe në fjalën e tij thotë se djali i tij është në kujdes të zotit tashmë.

Edhe vëllai i princit, Sheikh Mohammed bin Sultan bin Mohammed Al Qasimi vdiq për shkak të overdozës në moshën 24 vjeçare./ I.M-Dritare.net