
Ministrja Shahini: Ende herët që të nisë mësimi të hënën në Tiranë, Durrës e Lezhë
Dritare.net

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha sot në mbledhjen e qeverisë, se duhet pak kohë për të riparuar shkollat e dëmtuara. Shahini tha se janë inspektuar shkollat e dëmtuara, ndërsa shtoi se në qarkun, Durrës, Tiranë dhe Lezhë është herët për të nisur mësimi.
“Ka nevoje per pak kohe per riparimin e shkollave, është identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Në 26 nëntor drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave e që kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më 27 nëntor inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla, Në Tiranë, Durrës Lezhë. Më 30 nëntor kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në Durrës se në qarkun Durrës është koha që të fillojmë të hënën. Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime.”, tha Shahini./K.C/dritare.net

















