Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mësoni si të flisni me gjuhën e trupit!

Mësoni si të flisni me gjuhën e trupit!
Gjuha e trupit është mjaft e rëndësishme në komunikim. Veprimet që bëjmë gjatë kohës që flasim, i japin më shumë peshë fjalës. Ndaj, dritare.net ju sugjeron të lexoni më poshtë disa nga gjestet që do t'ju ndihmojnë të flisni me gjuhën e trupit.

Ky gjest, do t'ju bëjë të tërhiqni vëmendjen e  audiencës. Por keni kujdes, sepse në disa raste mund të ofendoni njerëzit përreth.

Nëse i mbani duar kështu, herë-herë gjatë kohës që mbani një fjalim, atëherë kështu do të ndërtoni besim tek audienca.

Kështu do të dukeni që po flisni pa doreza.

Nëse gjatë fjalës tuaj bëni këtë gjest, atëherë ju do t'i bëni bashkëbiseduesit të ndjehen të përfshirë. Kështu të do të rrëmbeni lehtësisht vëmendjen.

Për t'i bërë më të qarta mendimet tuaja, renditini argumentet me numra. Kjo do ta bëjë më të kuptueshme atë që doni të shprehni. Kështu do të shtoni kuriozitetin për atë që do të thoni hap pas hapi.

Ky gjest mund të përdoret për të renditur pikat më të rëndësishme të asaj që do të thoni./L.F-dritare.net