Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja e Shëndetësisë Spahiu: Ja gjendja e personave të lënduar në protestë!

Ministrja e Shëndetësisë Spahiu: Ja gjendja e personave të


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat spitalore, disa prej tyre vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa të tjerët janë larguar nga spitalet pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bën me dije se personat që po trajtohen në Spitalin e Traumës janë jashtë rrezikut për jetën.


Fjala e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon mbi situatën shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, bazuar në informacionin e raportuar nga strukturat spitalore.

Në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), kanë marrë trajtim dhe janë larguar , një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues.

Ministria thekson se kujdesi shëndetësor për çdo person të lënduar ofrohet pa dallim, në përputhje me gjendjen klinike dhe nevojat mjekësore të secilit.

Situata po ndiqet në vijimësi, përmes komunikimit të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore. Informacioni mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara nga strukturat përkatëse.

Ministria falënderon ekipet e urgjencës, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për angazhimin dhe kujdesin e ofruar."/K.C/dritare.net