Bledi Mane nxjerr mesazhet me Adi Hilën pas publikimit të videove!
Dritare.net

I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, Bledi Mane tregoi se i kishte shkruar Adi Hilës në WhatsApp më 1 tetor 2026, ditën kur çështja doli publikisht. Mane zbuloi se në mesazhin e tij i kishte kërkuar të dorëzohej në polici, të dilte me një deklaratë publike dhe të kërkonte ndjesë për atë që kishte ndodhur.
Gjatë bisedës me Roland Qafokun, gazetari shpjegoi se i kishte kërkuar Hilës të merrte përgjegjësi dhe të përballej me institucionet e drejtësisë.
“Unë i kam shkruar atë ditë në WhatsApp: ‘Shko dorëzohu në polici’”, tregoi Bledi Mane në studio.
Ai shtoi se i kishte kërkuar gjithashtu të dilte me një deklaratë publike dhe të kërkonte ndjesë për gratë e përfshira në çështje, familjet e tyre dhe familjen e tij.
“Nxirre një deklaratë publike. Kërko ndjesë për të gjitha gratë, familjet e tyre, njëkohësisht familjen tënde. Dhe shko përballë me institucionet e drejtësisë”, tregoi Mane fjalët që i kishte shkruar.
Gjatë emisionit, Roland Qafoku e pyeti nëse Adi Hila i ishte përgjigjur mesazhit. Mane konfirmoi se kishte marrë një përgjigje, por në fragmentin e transmetuar nuk jepen hollësi të tjera për përmbajtjen e saj./dritare.net