Florin Bratu largohet nga Partizani pas humbjes në derbi
Monday 12 October 2026, 17:05
Dritare.net

Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit. Humbja 1-3 në derbin ndaj Tiranës dhe rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni kanë sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit mes teknikut rumun dhe klubit kryeqytetas.
Vendimi është marrë pas një takimi mes Bratusë dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi, ku palët kanë rënë dakord për mbylljen me marrëveshje të kontratës njëvjeçare.
Kështu, aventura e trajnerit rumun te të kuqtë përfundon më herët nga sa ishte parashikuar, pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit dhe humbjes në derbin ndaj rivalëve të Tiranës./dritare.net