Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësohet me çmimin “Luani i Artë për Merita”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u vlerësua në ambientet e Senatit Italian me çmimin “Luani i Artë për Merita”. Ky çmim iu akordua me vendim të Komitetit të Luanit të Artë të Venecias, dhe ju dorëza ditën e sotme.

Ministri Gonxhja nga ana e tij, duke shprehur mirënjohjen ndaj organizatorëve, e lidhi domethënien e këtij momenti me formimin e tij në art dhe përgjegjësinë e detyrës publike që mban.

Ministri theksoi se institucionet kanë përgjegjësinë ta shndërrojnë pasurinë historike, trashëgiminë dhe krijimtarinë në mundësi zhvillimi për brezat e rinj. Në këtë këndvështrim, ruajtja e kulturës lidhet me kujdesin për atë që kemi trashëguar dhe me zgjedhjet që bëjmë sot për t’ia përcjellë së ardhmes.

Në fjalën e tij, Ministri u ndal edhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e përshkruar Adriatikun si një hapësirë takimesh, shkëmbimesh dhe ndikimesh të ndërsjella, ku lidhjet mes dy popujve janë ushqyer ndër shekuj nga bashkëpunimi dhe marrëdhëniet njerëzore. Padyshim kultura mbetet një formë kultura mbetet një formë e qëndrueshme diplomacie, që afron shoqëritë dhe hap mundësi të reja.

Në këtë frymë, ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të reja mes institucioneve, artistëve dhe mbështetjes për talentet e rinj, si hapa konkretë për ta forcuar më tej lidhjen mes dy vendeve tona.

Ky vlerësim, shtoi më tej Ministri, është meritë edhe e punës, kontributit dhe angazhimit edhe të artistëve, profesionistëve të kulturës dhe turizmit, duke shprehu bindjen se ky çmim do të shërbejë si një përgjegjësi e shtuar për të çuar përpara të tjera punë e projekte të rëndësishme në sektorët që MTKS mbulon.

Në ceremoninë e sotme u nderuan personalitete nga diplomacia, institucionet publike, mjekësia, bota akademike, drejtësia, arti dhe kultura, si dhe përfaqësues të fushave të tjera profesionale. Mes tyre ishin edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani, në një aktivitet me përfaqësim të gjerë institucional dhe shoqëror.

“Luani i Artë për Merita” është një vlerësim i Gran Premio Internazionale di Venezia, i cili u akordohet personaliteteve që janë dalluar për kontributin e tyre në art, kulturë, shkencë, ekonomi, sport dhe veprimtari shoqërore, përmes ceremonive të organizuara gjatë vitit.