Videoja e rëndë/ Si është gjendja e të riut që i thyen këmbën!
Tuesday 13 October 2026, 23:11
Dritare.net

Një i ri i dëmtuar gjatë protestës së sotme në Tiranë ka pësuar frakturë në kockën e femurit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet shihet i riu Ledion Balla duke u transportuar nga të paktën katër efektivë policie, të cilët e mbajnë nga gjymtyrët.
Sipas informacioneve, i riu është aktualisht i vetëdijshëm, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të frakturës në femur. Ndërkohë i pyetur nga një gazetare, i riu thotë se nuk ishte në protestë./K.C/dritare.net