
Metoda italiane e të gatuarit të makaronave për dy minuta!
Dritare.net
Për një familje, gatimi është aktiviteti i katërt që konsumon energji. Megjithatë, me rritjen e çmimeve dhe sugjerimeve për kursim energjie, ka gjeste të vogla ditore që mund të ndihmojnë në uljen e konsumit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.
Barilla, përmes një fushate sociale, dëshiron të inkurajojë adhuruesit e makaronave "të marrin pjesë në një revolucion ekologjik dhe të bëjnë një gjest të vogël dashurie për planetin", duke praktikuar gatimin pasiv.
Një teknikë e sugjeruar tashmë nga fituesi i çmimit Nobel, Giorgio Parisi dhe e ndarë nga disa kuzhinierë.
Gatimi pasiv e kufizon kohën tradicionale të gatimit të makaronave në ujë të vluar në vetëm dy minuta. Më pas zjarri fiket, vendoset një kapak në tenxhere dhe në mënyrë pasive përmes ujit të nxehtë dhe avullit, pastat të gatuhen.
Një pjatë me makarona mund të mos duket shumë, por nëse marrim parasysh 438 milionë porcionet e makaronave që shërbehen çdo ditë në botë (të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare e Pasta Ipo), një ndryshim i vogël në mënyrën se si gatuajmë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm mjedisor globalisht.
Një vlerësim i sasisë së kursimeve falë gatimit pasiv është bërë nga prodhuesit italianë të makaronave të Unione Italiana Food dhe llogarit kursimet e energjisë dhe emetimeve të CO2 deri në 47%./L.F-dritare.net

















