Na ndiqni edhe në

Kronikë

E mitura e përdhunuar në Pogradec i kërkoi ndihmë vajzës se autorit

E mitura e përdhunuar në Pogradec i kërkoi ndihmë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një fshat të Pogradecit ku një 46-vjeçar përdhunon një të mitur.

44-vjeçari kishte 1 vit e gjysmë që e ngacmonte të vajzën. Ajo nuk ka dashur të kryente marrëdhënie me Blerimin, por në mënyrë të vazhdueshme ai e ka dhunuar dhe ka abuzuar me të. Në ballkonin e shtëpisë së tij, ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.

Vajza e a kërcënuar se do ta çojë në polici, po ai ka thënë se askush nuk do ta besojë pasi kishte miq njërin prej drejtuesve. Ndërkohë, ka qenë e bija e autorit, që ka zbuluar marrëdhënien e të atit, ndërsa i kërkon të heqë dorë prej tij.

-Vajza e 46-vjecarit: Hiq dorë nga marrëdhënia me babanë tim.

-E abuzuara: Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici

-Vajza e 46-vjecarit: Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

-E abuzuara:Nuk mundem

Të dyja bashkë shkojnë te operativi i zonës dhe nga aty pastaj e mitura shkon në komisariat dhe bën denoncimin bashkë me nënën e vet dhe një psikologe. Pas arrestimit 46 vjeçari nuk ka pranuar akuzat dhe ka mohuar që të ketë kryer raporte intime me të miturën./K.C/dritare.net