Na ndiqni edhe në

Emisionet

Spartak Ngjela: Pakti me Serbinë, krimi historik që ka bërë Berisha!

Spartak Ngjela: Pakti me Serbinë, krimi historik që ka bërë


Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin Dekalog në Dritare TV, moderuar nga gazetari Roland Qafoku. Gjatë intervistës, Ngjela bëri deklarata të forta lidhur me periudhën e tranzicionit politik në Shqipëri, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare.
Sipas tij, Berisha zhduku 500 fabrika dhe uzina në vend, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të errëta të historisë së pas '90-ës. Sipas Ngjelës, kjo shkatërrim u bë me qëllim, dhe për të u dhanë rreth 40 milionë dollarë, sipas një deklarate të një parlamentari serb në Beograd, i cili e pranoi publikisht këtë akt. Gjithashtu, Ngjela theksoi se në vitin 1992, Partia Demokratike drejtohej nga Beogradi, duke ngritur akuza serioze për ndikim të huaj në drejtimin politik të Shqipërisë në ato vite.


Ngjela: Ku kemi ne prodhim industrial nga ’92-shi deri në ’96-ën, Saliu i shkatërroi. Me gjithë ekipin e tij shkatërruan 500 uzina e fabrika shqiptare. U denoncuan në parlament në Beograd, kur deklaruan se me 40 milionë dollarë kemi shkatërruar në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika nga ’92-shi në ’95-ën. Mund të jetë 20, mund të jenë 40.' Nuk ka rëndësi! Problemi qëndron se dhe ata e pranuan që shkatërruan këtu! Shkatërruan këtu 500 uzina dhe fabrika! 500 uzina e fabrika! Edhe furrat e bukës që i kishin ndërtuar shqiptarët e shkretë me bukë.
Qafoku: A është ky krimi më i madh që ka ndodhur mbas ’90-ës?
Ngjela: Natyrisht, është krim historik. Goditja e madhe e zhvillimit kombëtar. Të 500-ta, uzinat dhe fabrikat do t’i kishte blerë kapitali privat."- përfundon Ngjela/E.P-dritare.net