
Ja si të përgatisni një maskë për fytyrën, në kushte shtëpie!
E Mërkurë 18 Mars 2020, 13:01
Dritare.net

Dermatologia Erjona Shehu, në faqen e saj në Instagram, ka ndarë recetën e një maske të thjeshtë, por efektive, që mund ta përgatisni në kushte shtëpie.
Dritare.net ju sjell më poshtë recetën.
Përbërësit:
- 1 lug çaji sheqer kaf
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- 1 lug çaji mjaltë
- ½ lugë çaji lëng limoni
Përgatitja dhe aplikimi
Marrim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë e mirë. Sapo të homogjenizohet masa, e vëmë në fytyrë në formë maske dhe e mbajmë për 15 minuta. Më pas e masazhojmë fytyrën me lëvizje rrethore. Shplajmë fytyrën me ujë të vakët, e thajmë dhe vëmë krem hidratant./E.B-dritare.net

















