ISHP përgënjeshtron lajmet për përhapje masive të malaries në Shqipëri
Wednesday 18 November 2026, 12:12
Dritare.net

Pas lajmeve që janë përhapur në rrjetet sociale për përhapje masive të malaries në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik sqaron se bëhet fjalë për një rast të vetëm të raportuar së fundmi dhe se nuk ka asnjë evidencë për transmetim të sëmundjes brenda vendit.
Sipas ISHP-së, rastet e regjistruara ndër vite kanë qenë sporadike dhe të importuara nga vende ku malaria është endemike. Rasti i fundit është trajtuar në QSUT, ndërsa pacienti ka dalë nga spitali dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Instituti bën me dije se gjatë periudhës 2022–2026 janë raportuar gjithsej 12 raste me malarie, të gjitha të importuara, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse të shëndetit publik./L.F-dritare.net