

Nëse silleni si egoistë do t’i dëmtoni lidhjet e afërta me njerëz. Nëse keni fuqinë të merrni vendime të rëndësishme, mendoni se si mund të ndikojë kjo në zgjedhjet tuaja. Ka raste kur do të mundë të bëni diçka në interesin tuaj e që nuk e prek grupin. Më së shpeshti duhet të veproni në mënyra që të përfitojë gjithë grupi. Kur njerëzit ndihen se i mbështesni, do të japin më të mirën prej vetes.
Demi- 21.04-20.05
Dikush po përpiqet të imponojë besimet e veta ndaj jush. Jeni lodhur duke dëgjuar ligjërata morale. Sa më shpejt që kërkoni të ndalojnë, aq më të lumtur do të ndiheni. Nuk duhet të mbani ndonjë fjalim emocional: thjesht shpjegoni që nuk jeni të interesuar të diskutoni tema të ndjeshme si religjioni, politika dhe kultura. Nëse ju injorohet kërkesa, ndihuni të lirë t’u jepni fund raporteve. Nuk keni arsye pse duhet të duroni sjellje me kaq pak respekt.
Binjakët- 21.05-20.06
Problemet që keni me sigurimin, taksat apo të ardhurat po ndikojnë në raportin me partnerin. Jeni lodhur duke i huazuar para derisa pret për pagesën e radhës. Tregohuni të sinqertë dhe thojuni se kjo situatë po ndikon në ju. Në vend se të mbështeteni tek të tjerët, duhet të gjeni një burim më të mirë parash. Ndani shpenzimet me dikë? Më mirë kontribuoni secili me përqindje sipas shpenzimeve.
Gaforrja- 21.06-20.07
Jeni lodhur duke luajtur rolin e të dytit tek miku apo partneri. Filloni e bëhuni më insistues. Herën tjetër kur shkoni në darkë, insistoni të zgjidhni ju restorantin. Kurdo që punoni në projekte të përbashkëta, është mirë t’i përmblidhni të gjitha marrëveshjet dhe t’i vini në funksion. Është e drejtë të kërkoni pjesën më të madhe të tortës nëse keni punuar për këtë. Në të kundërtën, bëjeni një bisedë të sinqertë me partnerin.
Luani- 21.07-20.08
Është koha të filloni të caktoni zotimet për Vitin e Ri,e veçanërisht sa i përket shëndetit. Mos prisni deri në janar për të përmirësuar dietën apo për t’u kthyer në fitnes. Sa më shpejt që filloni ta trajtoni trupin tuaj si duhet, aq më mirë do të ndiheni. Krishtlindjet ju kanë bërë të tundoheni nga ushqimet e mira. Është koha të shijoni edhe një ushqim të shijshëm para se të kufizoni pijet e ushqimet.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Është tunduese të hyni në një romancë. Nëse ia jepni zemrën dikujt me shumë krenari do të mund të lëndoheni. Nëse po kërkoni dashurinë, ngadalësoni pak gjërat. Shijoni disa takime para se të lëshoheni krejtësisht në aspekt emocional dhe fizik. Keni partner? Duket sikur ju duhet pak kohë bashkë. Në vend se të shijoni rutinën, planifikoni një takim të veçantë për të dy. Dilni hani ushqim, bëni një minishëti apo rezervojeni një dhomë për dy në ndonjë qytet të qetë.
Peshorja- 21.09-20.10
Një konflikt i madh me një të afërm po ua dëmton jetën private. Megjithëse është e admirueshme që dëshironi të tregoheni të mirë për një person më në moshë, duhet të mos lejoni që t’ju abuzohen zgjedhjet personale. Nuk ka rëndësi a po ua denigron dikush lidhjen me partnerin apo stilin e jetesës. E rëndësishme është të ngrini zërin kundër abuzimit. Nëse ky individ vazhdon të injorojë kufijtë që i keni vendosur, duhet t’ia tregoni vendin.
Akrepi- 21.10-20.11
Dikush do t’ju bëjë vërejtje të mëdha. Mos i merrni personalisht këto komente, meqë nuk kanë vlerë. Jeni duke u marrë me një person të konsumuar nga xhelozia. Mënyra e vetme për të fituar ndaj tyre është të mos e shpërfaqni egon. Pasi t’i dëgjoni të gjitha kritikat, ktheni përgjigje. Tregoni saktësisht se çfarë mendoni për metodat e tyre. Ruajeni qetësinë dhe tonin e ulët. Sa më shpejt që ky person e kupton që s’mund t’ju kontrollojë, aq më shpejt do të heqë dorë.
Shigjetari- 21.11-20.12
Duhet të zgjidhni se si të kaloni nga një situatë e keqe dhe se si të mos konsumoheni nga urrejtja. Nëse e bëni një padi duhet të vazhdoni rrugën e duhur. Kurseni burimet financiare dhe emocionale dhe vazhdoni tutje. Është krejtësisht e padrejtë që një person i padrejtë ka përfituar prej jush. Në vend se të përballeni me padrejtësi, mbrojeni veten nga abuzimet. Mos u huazoni para miqve. Asnjëherë mos e filloni një punë pa nënshkruar kontratë.
Bricjapi- 21.12-20.01
Është e vështirë të përshtateni me standardet e punëdhënësve. Ata preferojnë punë mediokre. Në vend se të mundoheni ta gjeni veten këtu, kërkoni një situatë më shpërblyese. Intervistohuni për punë në kompani që shpërblejnë performancën dhe inovacionin. Edhe më mirë, mendoni të filloni biznesin tuaj. Jeni bekuar me shumë shkathtësi. Viti 2018 ofron mundësi të ndërtoni suksesin. Më mirë është të merrni vendime që do t’ua lehtësojnë jetën.
Ujori- 21.01-20.02
Një armik i fshehtë po ua pengon përparimin. Një vërejtje sarkastike që e keni bërë më parë e ka goditur shumë. Viktima e shakasë suaj nuk e ka harruar asnjëherë atë. kjo është arsyeja pse e keni vështirë të merrni hua, të promovoheni apo të fitoni rritje page. Mënyra më e mirë për të rregulluar këtë situatë, është të ndërroni sjelljen. Bëjeni mision të jepni komente përkrahëse. Edhe kur e kritikoni dikë, tregohuni më konstruktivë.
Peshqit- 21.02-20.03
Mos u ndjeni keq të flisni sinqerisht me një mik. Kur shkoni në restorante e klube të shtrenjta, mund të keni telashe me financat. Herën tjetër që ftoheni për të dalë diku ku mund të shpenzoni para, refuzoni. Tregohuni më të sinqertë për atë se si ka ndikuar kjo në jetën tuaj shoqërore. Ai do të ndihet i lehtësuar ta kuptojë se ka të tjerë që ndajnë këto shqetësime. Në vend se të dilni jashtë, organizojeni një darkë. Në vend se të shkoni në teatër, merrni disa filma.

















