Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Gjiko dhe Elita Rudi drejt martesës?

Gjiko dhe Elita Rudi drejt martesës?
Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, i cili prej kohësh është në një lidhje me prezantuesen seksi Elita Rudi, duket se me të po planifikon edhe të ardhmen.

Ai në një intervsitë para një prej koncerteve të tij, në pyetjen e prezantuesit se nëse po mendon për nuse pas gjithë suksesit në muzikë, u përgjigj në mënyrë konkrete duke aluduar se ai tashmë ka gjetur nusen e tij.

“Esenca e njerëzimit është që të riprodhohemi. Që të gjejmë dikë me gjene të bukura. Natyrisht, një nuse të re, të bukur të mirë nga Gjakova”, tha reperi nga Peja.

Kujtojmë se Elita Rudi jeton në Prishtinë, por ajo është nga Gjakova.

Por edhe Elita nga ana e saj ka ngritur dyshime sepse në rrjetet sociale ka hedhur vazhdimisht fotografi me fustane të bardha ceremoniale duke ngritur spekulimet për një dasmë të mundshme.