Gjendet mëngjesin e sotëm, trupi i 18 vjeçares që u mbyt dje në Durrës, së bashku me kushërirën e vet 4 vjeçare. Fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me të afërmit e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur vogëlushja M.B. është futur në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë dalë më. Policia gjeti trupi i vogëlushes, ndërsa atë të 18 vjeçares njoftoi se e kishte gjetur në orët e para të mëngjesit të së dielës.