
Fotografi amerikan: Shqipëria vend intrigues, çdo gjë këtu është bio
Dritare.net

“Arsyeja kryesore pse vendosa të vij këtu është fakti se ishte një vend i panjohur. Ky vend më dukej intrigues. Këtu ka shumë për të mësuar, për të parë, më pëlqen të forgrafoj gjëra që njerëzit nuk i kanë parë më parë, Jetoj prej 8 mujash në Shqipëri”,- thotë ai përballë Adi Krastës.
Por a ka vend për kritika? Leithart sqaron: “Të gjithë flasin keq për Shqipërinë, madje edhe vetë shqiptarët, por unë dua të nxjerr gjërat e mira të këtij vendi, edhe pse këtu ka edhe gjëra negative. Unë dua të ndaj ato pozitivet. Shqiptarët janë shumë mikëpritës”,- thotë ai.

Amerikani thotë se ka zgjedhur të jetojë në Pogradec e japë mësim në Buçimas dhe kjo është gjëja që i pëlqen të bëjë më shumë për momentin. Mbi çdo gjë ai do të veçonte ushqimin bio që gjen në zonë.
“Ushqimi është shumë i mirë. Kur isha në Amerikë kam pasur probleme me alergjitë nga ushqimi, këtu nuk e kam këtë problem. Këtu çdo gjë duket bio”,- shton Leithart./ I.M-BW

















