Dritëro Agolli flet për Kadarenë: Armiqësia mes nesh, thjesht legjendë!
Dritare.net

Në një intervistë të rrallë për gazetaren Rudina Xhunga, në vitin 1998, shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli foli hapur për marrëdhënien e tij me Ismail Kadarenë, duke hedhur dritë mbi keqkuptimet që shpesh e shoqëruan dyshen e letrave shqipe.
Agolli e konsideronte idenë e një rivaliteti mes tyre thjesht një trillim:
“Kjo histori e armiqësisë mes nesh është thjesht një legjendë. Njerëzit duan drama ku nuk ka. Ne njiheshim prej 50 vitesh, që nga gjimnazi në Gjirokastër dhe gjithmonë kemi pasur një raport korrekt dhe miqësor.”
Ai tregon se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e hapur dhe e bazuar mbi respekt dhe diskutime të sinqerta:
“Kemi ndarë mendime të lira edhe në kohë të vështira, pa pasur frikë se do të spiunonim njëri-tjetrin.”
Agolli shpjegon gjithashtu diferencat karakteriale mes tyre, të cilat nuk kanë penguar miqësinë:
“Unë jam njeri popullor, kënaqem me njerëzit e thjeshtë, me barinjtë, me dollitë dhe këngët. Kadareja është më mbyllur, më elitist, i dedikuar një rrethi të ngushtë intelektualësh. Por kjo nuk ka penguar marrëdhënien tonë.”, tha Dritëro Agolli për gazetaren Rudina Xhunga./dritare.net
