Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Djali 13 vjeç kritikon Grida Dumën: Mami, ka 50 vjet që nuk flitet kështu!

Djali 13 vjeç kritikon Grida Dumën: Mami, ka 50 vjet që nuk
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ka rrëfyer edhe disa gjëra për të birin e saj, Darjenin 13-vjeçar.

Grida ka zbuluar në emision, dëshirat e të birit për të ardhmen, por ka treguar edhe një kritikë që ai i ka bërë.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Ti e ke mësuar djalin të jetë shumë xhentil. Di një gjë tjetër. Një ditë, Darjeni e mori Gridën në telefon, nuk e di për çfarë e pyeti dhe bëri një kritikë politike që është vetëm 13 vjeç. Grida e bëri me zë të lartë dhe e pyeti për diçka historike dhe ai u përgjigj frikshëm. Aty i thashë, Grida Duma, të lutem mos më ul më kurrë me Darjenin në tavolinë.

Grida Duma: Dhe unë i kërkova një gjë, i thashë të lutem mos më ul kurrë me Darjenin se boll e kam bërë serioz, ai ka nevojë të jetë ndryshe.

Rudina Dembacaj: Çfarë i pëlqen Darjenit? Do të bëhet politikan?

Grida Duma: Ëndrra e Darjenit është të studiojë në akademinë ushtarake në Amerikë. Ëndërron, shikon natë e ditë detajet që ka ushtria. Shikon makinat ushtarake, gjetjet më të fundit, buxhetet që përdoren për ushtrinë. Po fliste për gjeneralët e luftës së parë dhe të dytë atë ditë sepse unë i thashë që ku e gjen ti këtë kritikën. Dhe më tha, mami ka 50 vjet që nuk flitet kështu./ I.M-Dritare.net