Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhimbje, ndarje, urrejtje, 4 histori të mrekullueshme dashurie

Dhimbje, ndarje, urrejtje, 4 histori të mrekullueshme dashurie
Sulmet terroriste në mbarë botën, rritja e së djathtës ekstreme në Evropë, skllavëria seksuale në Spanjë e ngjarje të tjera të tmerrshme në mbarë botën, futën fororeporteren francezo-amerikane Stefania Rousselle në një stres dhe dëshpërim të madh.

Në vitin 2017 ajo, gjeti gëzimin e saj, ajo vendosi të udhëtontë në Francë, dhe të ndante me njerëzit histori të ndryshme dashurie.

Ajo fotografonte çifte , dhe i hidhte në instagram, së bashku me historitë e tyre.

Më poshtë Dritare.net, sjell 4 histori dashurie, njerëzore, por dhe të bukura e interesante.

Andrée Vaity, 71 vjeç, ish-pronare e një dyqani peshku dhe Justin Vaity, 83 vjeç, ish- teknik, Dunkirk, Nord, Hauts-de-France

Në atë kohë, nuk kishte asnjë çift të përzier, të bardhë dhe të zi në Dunkirk. Një ditë, ne u arrestuam nga policia, sepse ai ishte i zi e unë e bardhë. Nëna ime më mohoi,  dhe donte të më dërgonte në një institucion riedukimi. Kështu që unë u largova nga shtëpia pa asgjë, vetëm me çantën time. Dhe kur donim të martoheshim, prifti i parë që kërkuam nuk pranoi, duke thënë se njerëzit e zinj ishin si buburrecat. Ne e kemi dashur njëri-tjetrin për 53 vjet. Dhe njerëzit tani luftojnë për të hyrë në netët e Karaibeve që ne organizojmë! "

Julie Lafourcade, 32 vjeç dhe Jean-Pierre Nouailles, 71 vjeç.

"Unë gjithmonë kam qenë shumë e sjellshme dhe me të vërtetë e mirë në shkollë. Unë jam një fëmijë i vetëm. Unë kam qenë gjithmonë e vetmuar dhe e përqendruar në studimet e mia. Nuk kisha shoqe, as miq. Vetëm studimet e mia shikoja.

Unë shkova në panairin e fshatit. Atje, pashë një njeri të shtrirë në bar, duke pirë birrë. Ai ishte i stilit të lartë; ai ishte i bukur; ai kishte vërtetë stil. Biseduam për orë të tëra. Doja ta shihja përsëri. E kuptova se ku jetonte dhe shkova ta takoja. Ne ramë në dashuri si të çmendur. Isha 17 vjeç, ai ishte 55 vjeç.

Problemi kur je 17 vjeç dhe ti bie në dashuri me një njeri të moshuar është që ti të pyesësh veten: A kam një problem psikologjik?

Nuk kisha përvojë. Ai ishte dashuria ime e parë. Muajt ​​u bënë vite.

Ne e mbanim marrëdhënien tonë të fshehtë. Kur isha jashtë në universitet dhe ai vinte  të më merrte në stacionin e trenit, unë fshihesha në bagazhin e makinës së tij, kështu që askush nuk do të na shihte. Deri kur një ditë, unë isha duke ecur krah për krah me Jean-Pierre në një qytet të afërt, dhe unë u përplasa  në babanë tim. Babai im tha: 'Është e lehtë. Është ose ai ose unë. Nëse është ai, ju merrni gjërat tuaja, dhe unë nuk dua t'ju shoh më". Unë u zhvendosa me Jean-Pierre dhe nuk e pashë babanë tim për shtatë vjet."

Yann Désaubry, 21 vjeç dhe Alexandre Désaubry, 21 vjeç, Elbeuf, Seine-Maritime, Normandia

Yann: "Alexandre dhe unë u takuam në Facebook përmes miqve. Pastaj biseduam me Skype për dy muaj dhe ne ramë në dashuri. Alexandre iku nga shtëpia dhe erdhi për të jetuar me mua dhe familjen time. Prindërit e mi nuk ishin në dijeni se ne ishim në lidhje ose se  unë isha homoseksual. Por nëna ime e mendoi atë, sepse ne po e shihnim me dashuri njëri-tjetrin. Një ditë ajo kërkoi në dhomën time dhe gjeti të gjitha letrat që shkëmbyem me  njëri-tjetrin. Në familjen time, ne nuk flasim për ndjenjat tona. Ajo e kishte vështirë ta pranonte atë. Dita që ajo më dha bekimin e saj, menjëherë i kërkova Aleksandrit të martohej me mua. U martuam dy javë më pas! "

Alexandre: "Vendosa të marr mbiemrin Yann. Unë jam larguar tërësisht nga familja ime përveç babait tim, por ai vdiq në prill.

Unë përfundova në një familje kujdestare me vendim gjykate, sepse mamaja ime më hodhi në rrugë kur e kuptoi që unë jam gay.

Sot, unë jam në qetësi. Me Yann, ndihem i sigurt. Unë e dua trupin e Yann dhe anën e tij fëmijërore. Ne duam të paktën katër fëmijë. "

Chantal Lambert, 60 vjeç, dhe Thierry Laplanche, 58 vjeç, në Quincey (Haute-Saône)

"Unë u regjistrua për një faqe interneti takimesh. Kam takuar 40 burra në një vit. Ishte një mënyrë e mrekullueshme për të dalë, për tu veshur, dhe për tu ndjerë bukur.

Një ditë, Thierry më kontakton. Ne flasim në telefon në 4.30pm. Në orën 5.35, u takuam për kafe. Isha pesë minuta vonë. Ai erdhi në shtëpinë time të nesërmen dhe ai kurrë nuk u largua.

Ishte dashuri në shikim të parë me Thierryn. Profili i tij në internet ishte shumë i përsosur. Në fillim atë e kishin gënjyer shumë njerëz për mua, duke thënë gjëra të pavërteta, tani nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin. “/ Përshtati nga The Guardian Isa Myzyraj/ Dritare.net