Pas lajmit të martesës, dhe publikimit të fotove të saj me vello të improvizuar, ka ardhur edhe reagimi i gazetares të njohur Desara Karaiskaj. Ajo ka treguar se çdo gjë është e vërtetë. “Martesa “me letra” erdhi si nevojë për rinovimin e dokumenteve sepse për pak kohë ato më skadonin. Kështu që vendosëm të vendosnim firmat. Ndërsa vellon e vura për shaka dhe për shenjë, për të dhënë idenë e nuses. Pas nënshkrimit hëngrëm një drekë me dëshmitarët dhe… kaq ishte martesa”, tha gazetarja. Gazetarja e njohur është martuar ditën e djeshme me partnerin e saj Italian, Damiano në një ceremoni të vogël vetëm pranë familjarëve, miqve dhe vajzës së saj Klarisa. Ajo tregoi edhe një detaj tjetër se do të mbajë një ceremoni intime në muajin gusht të këtij viti me familjen dhe miqtë e ngushtë.
