
Burri im ka të dashur. E di, por e dua...
Dritare.net

Përgjigjet Jonida: Nuk e di pse duhet të rrish, të mendosh se si të bësh për vete dikë që e ka humbur interesin për ty dukshëm. Madje me këto që shkruan, s’i vë fort faj atij se pse të tradhton. Ti je në dijeni dhe s’do të zbulohesh, e madje do edhe ta rifitosh ...të rifitosh kë? Një burrë që ka një jetë paralele? Po vetja jote s’të dhimbset? Edhe sikur të rikthehet te ty, ti do të jesh gjithë jetën me hije e me frikë se mos është lidhur me dikë tjetër e se mos po të gënjen sërish. Për mua quaje të mbaruar këtë marrëdhënie. Mos harro që tradhtia po ndodhi njëherë, do të ndodhë gjithmonë. Ai s’ka ndërmend që të të lërë për personin tjetër, sepse do e kishte bërë tashmë, por ti bën mirë të zgjohesh, e të shohësh realitetin në sy, nëse nuk do që të jesh një viktimë e tij gjithë jetën. Nëse s’ke një punë, gjeje në mënyrë që të fitosh siguri e pavarësi për të ardhmen tënde. Sado e vështirë të të duket, s’është kurrë vonë për t’ia nisur nga fillimi. Edhe nëse keni fëmije, ata do t’ju kuptojnë një ditë për vendimin tuaj. Jam shumë pro divorcit në këto raste dhe aspak pro qurravitjeve mbas dikujt që s’ka më ndjenja e të mban thjesht për figurë dhe s’të lë të lirë, të bësh jetën tënde. Paç fat/dritare.net
“Fundjava Hot” po të pret. Ke një pyetje, apo problem me seksin, ose mungesën e tij. Kë dëshirë të flasim për seksin? Më shkruaj në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net.

















