Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA dërgon superanijen luftarake pranë Iranit. Rritet tensioni në Lindjen e Mesme

SHBA dërgon superanijen luftarake pranë Iranit. Rritet tensioni

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur avion-komandën USS Abraham Lincoln pranë bregut të Iranit, duke intensifikuar prezencën e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme. Avion-komanda, e cila udhëheq një grup sulmi me tre shkatërrues raketorë dhe bart 90 avionë luftarakë F-35, ndodhet rreth 700 km larg Iranit, pranë bregut të Omanit.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të takohen të martën në Zvicër për raundin e dytë të bisedimeve, ku Irani pritet të diskutojë programin bërthamor dhe mundësinë e heqjes së sanksioneve ekonomike, ndërsa Uashingtoni ka shprehur interes edhe për çështje të tjera.

Shtimi i USS Abraham Lincoln vjen në një kohë kur SHBA ka rritur dukshëm praninë e saj ushtarake në rajon, duke dërguar edhe USS Gerald R. Ford, anija më e madhe luftarake në botë, e cila mund të arrijë në Lindjen e Mesme brenda tre javësh./K.C/dritare.net