Na ndiqni edhe në

Bota

New Jork Times: Donald Trump ka paguar zero taksa për 10 vjet

New Jork Times: Donald Trump ka paguar zero taksa për 10 vjet

Në një artikull të publikuar nga gazeta New York Times, thuhet se presidenti amerikan, Donald Trump, për thuajse 10 vjet nuk ka paguar asnjë taksë për të ardhurat e tij. Në 2016 dhe 2017, ai pagoi 750 dollarë për çdo vit, informon dritare.net. Të dhënat tatimore janë mbledhur nga gazeta. Presidenti u përgjigj duke e quajtur një lajm të rremë.

Lajmi u publikua kur Trump ishte gati të niste një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me emërimin e gjyqtares Barrett, në Gjykatën e Lartë. Por çështja kaloi në plan të dytë, pasi e gjithë vëmendja shkoi për taksat e tij, informon dritare.net.

Times tha se rishikoi të dhënat tatimore të deklaruara nga Trump dhe kompanitë në pronësi të Organizatës Trump.

Drejtori ekzekutiv i NYT, Dean Baquet, tha se:

"Ne besojmë se qytetarët duhet të dinë sa më shumë të jetë e mundur për udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre, përparësitë e tyre, përvojat e tyre dhe madje edhe financat e tyre".

Trump, deri më tani ka refuzuar të bëjë publike të dhënat e tij tatimore, pavarësisht kërkesave nga Kongresi.

"Çdo president që nga mesi i viteve 1970 ka publikuar informacione mbi taksat dhe Trump, një nga presidentët më të pasur në historinë tonë, ka thyer këtë traditë", tha Baquet.

Për avokatët e Organizatës Trump, artikulli i NYT është i pasaktë. Në dekadat e fundit shprehen ata, presidenti i ka paguar dhjetëra miliona dollarë taksa personale qeverisë federale, përfshirë miliona dollarë që kur ai shpalli kandidaturën e tij në 2015 për president./L.F-dritare.net