Na ndiqni edhe në

Bota

Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos

Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos

Theodoros Pangalos, anëtari historik i Partisë Socialiste greke, PASOK dhe ish-ministri i Jashtëm, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin për vdekjen e Pangalos u bë i ditur nga familja e politikanit përmes një postimi në Twitter.

Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos
Kush ishte Theodhoros Pangalos
I lindur më 17 gusht 1938, Pangalos ishte nipi i një ish-diktatori ushtarak grek. Ai studioi drejtësi në Athinë dhe ekonomi në Paris, u përfshi në politikën e majtë dhe kundërshtoi në mënyrë aktive regjimin e ri ushtarak të viteve 1967-1974. Theodhoros Pangalos, ishte një nga politikanët më të njohur e të fuqishëm të Greqisë, që foli gjithmonë hapur për origjinën e tij arvanitase. Themelues i partisë së majtë PASOK, ishte deputet me shumë mandate në vijim, nënkryetar i qeverisë së Jorgos Papandreu 7 tetor 2009-17 maj 2012 dhe njëkohësisht kryeministër plotësues i vendit.

Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos
Theodhoros Pangalos ishte ministër i Jashtëm i Greqisë në mandatin e Kostas Simitis (22 Janar 1996 – 19 Shkurt 1999), si dhe zëvendësministër i Jashtëm për disa mandate në vazhdim në gjithë periudhën (5 qershor 1985 – 8 korrik 1994), periudhë kur Pangalos ka ushtruar tepër vëmendje në marrëdhëniet me Shqipërinë.
Madje, gjatë vizitës në Shqipëri kishte deklaruar në median vendase se me shqiptarët jemi “një fytyrë, një racë”.
Pangalos ishte njohës i gjuhës arvanitase dhe studiues i gjuhës dhe kulturës arvanitase, prejardhje që nuk e fshehu kurrë./K.C/dritare.net