
Avionët kinezë të Hong Kongut po gjuajnë në qiell me shufra specifike, të cilat shërbejnë si programe për të modifikuar motin, për të sjellë më shumë reshje shiu në lumin që thahet në Yangtze.
I gjithë rajoni është përballur me valën e të nxehtit, ndërsa rajonet e Yangtze ka nisur programe të modifikimit të motit, por me mbulimin e reve shumë të holla.
Ministria e Burimeve Ujore tha në një njoftim të mërkurën se thatësira po ndikonte negativisht në sigurinë e ujit të pijshëm të njerëzve dhe bagëtive, si dhe në rritjen e të korrave.
Sipas CNN kjo metodë u përdor përpara Lojërave Olimpike të Pekinit në 2008 për të siguruar mot të thatë për ngjarjen dhe teknika mund të përdoret gjithashtu për të nxitur reshjet e borës ose për të zbutur breshrin.
Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave Provinciale të Hubeit deklaroi se të paktën 4.2 milionë njerëz në Hubei janë prekur nga një thatësirë e rëndë që nga qershori./M.T/dritare.net

















