

Përbërësit:
- 180 gramë miell për shumë përdorime
- 11 gramë pluhur kakao
- 2 gramë pluhur pjekjeje
- 1.5 gramë sodë buke
- 3 gramë kripë
- 113 gramë gjalpë pa kripë, pak i zbutur
- 200 gramë sheqer shumë të imët
- 1 vezë të madhe
- 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 2 gramë pluhur ekspresi/kafeje, e tretur në 1/2 luge çaji me ujë të zier
- 85 gramë çokollatë të zezë, të shkrirë
- Krem për dekorim
Përgatitja:
1- Përzieni miellin me pluhurin e kakaos, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës dhe kripën. Në tasin e madh të një mikseri, rrihni gjalpin me shpejtësi të mesme derisa të krijohet një krem i butë, me ngjyrë të lehtë, diku rreth 3 minuta.
Shtoni sheqerin në pak nga pak, duke vazhduar rrahjen e gjalpit për 2 minuta. Shtoni vezën, vaniljen dhe pluhurin e ekspresit. Vazhdoni rrahjen e masës, duke marrë edhe pjesët e mbetura anash tasit, dhe shtoni çokollatën e shkrirë pak nga pak.
2- Uleni shpejtësinë e rrahjes dhe ndajeni brumin në dy pjesë, duke i përzier aq sa duhet, për të qenë njësoj. Ndani brumin në dy pjesë dhe mbështillini me plastikë. Futeni në frigorifer për të paktën 2 orë.
3- Ngrohni furrën në 350 gradë. Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapeni në trashësinë 7 deri në 40 cm. Pritini në format e dëshiruara,në madhësi të ndryshme për të përdorur sa më shumë brumë që të jetë e mundur. (Brumi nuk do të jetë aq i mirë nëse hapet për herë të dytë). Formate brumit vendosini në dy tepsi me letër pjekjeje, në një distancë prej 1 cm.
4- Piqini për 9 deri në 11 minuta, duke i kthyer një herë, për t’u siguruar që janë pjekur mirë, derisa të kenë një shkëlqim të vogël. Hiqini nga furrën dhe prisni 2 minuta para se t’i vendosni në pjatat dekoruara për Krishtlindje. nëse dëshironi, mund t’i zbukuroni me krem sipër. Ju bëftë mirë dhe gëzuar Krishtlindjen./d.r-dritare.net

















