Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altin Prenga: Produkti vendor është një amanet që të lidh me Atdheun!

“Produkti vendor është një amanet që të lidh me Atdheun” – ky është mesazhi i Altin Prengës, i “Mrizit të Zanave”, i cili nga Qeleza e Pukës vë theksin te rëndësia e mbështetjes së prodhimit vendas. Ai thotë se blerja e produkteve shqiptare ndihmon fermerët, mban gjallë fshatrat dhe tokat tona, ndërsa turizmi pritet ta bëjë edhe më të fortë trendin e “Made in Albania”.

"Produkti vendor eshte nje amanet qe te lidh me Atdheun!

Kur blen prodhim vendor, ndihmon qe fshatrat, malet dhe tokat tona te mos braktisen. Vlereson mundin e njerezve punetore dhe u jep kuraje te qendrojne e te ndertojne jeten ketu.

Prej 16 vitesh kemi ndjekur te njejtin drejtim, pavaresisht pengesave.

Pas 1990 vendi jone ndertoj nje sistem ekonomik importues konsumator dhe kjo pasuroj disa persona.

Shpesh ndeshi ne tentativa qe duan te njollosin pune tone, dhe jane te gjitha te sppnsorizuara nga disa persona qe ju prishen interesat.

Mrizi eshte ndertuar me mund, djerse dhe sakrifice dhe harrojeni qe mund tna beni me balte kaq kollaj.

Sot prodhimi vendas eshte trend, neser fale turizmit do jete dhe me trend. Mos harxhoni parate tuaja sepse sna ndyeni dot, por ndryshoni strategji biznesi Made in Albania sepse trendi nuk ndalet me!

Ju pershendes nga Qeleza Puka ku cdo vit blejme 15 ton thana!”, shkruan Prenga./L.F-dritare.net