Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e PD para Kryeministrisë, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Protesta e PD para Kryeministrisë, studentët mblidhen para
Protestat vijojnë në Tiranë, ku qytetarë të thirrur nga Partia Demokratike janë grumbulluar para Kryeministrisë, ndërsa një tjetër tubim pritet të zhvillohet nga studentët para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit e PD-së marshuan nga selia blu drejt godinës së Kryeministrisë, të udhëhequr nga deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Kjo është protesta e tretë e organizuar të shtunën radhazi kundër qeverisë.

Protesta e PD para Kryeministrisë, studentët mblidhen para

Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të nisë protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku parashikohet të marrin pjesë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit.

Protesta e PD para Kryeministrisë, studentët mblidhen para

Studentët u kanë bërë thirrje qytetarëve, pedagogëve dhe të gjithë personave që mbështesin kauzën e tyre t'u bashkohen në këtë protestë. Ata vijojnë të kundërshtojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog, pavarësisht publikimit të një platforme online nga kreu i qeverisë, përmes së cilës synohet komunikimi me studentët.

Protesta e PD para Kryeministrisë, studentët mblidhen para

Gjithashtu, të rinjtë kanë apeluar që qytetarët të mos tërhiqen nga paralajmërimet për gjoba apo masa policore ndaj pjesëmarrësve në tubime.

Në mbështetje të kërkesave të studentëve janë shprehur edhe pedagogë, të cilët kanë bërë publike solidaritetin e tyre me protestuesit.