Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albert Kola: Si u bëra Shifu!

Albert Kola: Si u bëra Shifu!



Që në fëmijëri ndjente se ishte ndryshe. Bënte kërcime, rrotullime dhe hedhje që moshatarët nuk i bënin, ndërsa kishte shumë pyetje për botën. Përgjigjet, tregon Albert Kola nga Retreats Albania, i gjeti te Kung Fu-ja.

“Në Kung Fu zbulova që të gjitha ato që unë bëja në fëmijëri, pra kërcime, rrotullime, hedhje, pyetje të shumta që kisha për krijimin, i gjeta përgjigjet”, rrëfen Kola në dokumentarin “Në kërkim të shpirtit” nga Kalina Poga në Dritare TV.

Pas 10 vitesh trajnim mori titullin Shifu. Por sipas tij, kjo nuk ishte pika e mbërritjes. “Unë kuptova që këtë gjë nuk dua ta mbaj si një pasuri, si një thesar vetëm për veten time”, thotë ai. “Është gjëja më e bukur kur ti, nga eksperiencat e tua, ke mundësinë të dedikohesh dhe të ndihmosh të tjerët.”

Kola flet edhe për dhimbjen. Ai kujton shprehjet popullore “i duruari, i fituari” dhe “kush e pëson, mëson”, por mendon se nuk duhet t’i pësojmë të gjitha për të mësuar. “Kur ti ringrihesh nga një dhimbje, një dëmtim ose një humbje, je më i fuqishëm, më i fortë dhe më i vetëdijshëm se çfarë do në jetë”, thotë ai. Sipas tij, njerëzit që kanë kaluar shumë dhimbje kanë “eksperiencën më të madhe dhe durimin më të madh”.

Ai beson edhe te kujtesa e trupit. Sipas tij, kur një atlet rikthehet pas një pushimi, “trupi ka aftësinë për të rigjetur dhe për të riprodhuar” atë që kishte mësuar. “Gjithsesi është më mirë të bësh sesa thjesht të mendosh”, shton ai.

Bashkë me Andrea Bernerin, Kola thotë se retreat-et janë kthyer në trend, jo vetëm në Shqipëri. Sipas tyre, lidhja me natyrën nuk është thjesht një dalje nga rutina, por edhe “daljen nga qyteti, nga zhurma edhe nga e gjithë bota e stresit”./dritare.net