Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Basha kreut të Partisë Konservatore Britanike: Plani jonë i biznesit do të sjellë investitorët perëndimor!

Basha kreut të Partisë Konservatore Britanike: Plani jonë i

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë online me kreun e Partisë Konservatore Britanike. Basha u ndal te plani i Partisë Demokratike, ndërsa tha se në thelb përmban përmirësimi e klimës së biznesit, sundimit të ligjit dhe aftësinë konkurruese, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri.

Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnmëro në çdo fushë, te gjithë kërkojnë ndryshim. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë. Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë.”,- tha Basha./dritare.net