Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akte dhune para Ministrisë së Arsimit! Të rinj të maskuar shkulin kangjellat, sulm me gurë e molotovë!

Akte dhune para Ministrisë së Arsimit! Të rinj të maskuar

Rikthehen aktet e dhunës para Ministrisë së Arsimit, ku të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkulur kangjellat e trotuareve dhe kanë sulmuar godinën me gurë e molotovë. Tensionet nisën rreth orës 11:30, kur studentët u mblodhën para Ministrisë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Deri më tani s'ka ndërhyrje nga policia, të cilët janë pozicionuar brenda oborrit të Ministrisë.

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun.

Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t'i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit.