Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohen me kërkesë të SPAK 5 persona, kontrolle në disa ambiente nga BKH dhe Policia!

Arrestohen me kërkesë të SPAK 5 persona, kontrolle në disa

Një operacion për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm është zhvilluar nga Policia në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

Burime bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni, me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO-së janë arrestuar 5 persona, si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar.

Në orët në vijim priten të tjera detaje për operacionin, personat e arrestuar dhe hetimet e zhvilluara nga SPAK.