Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A janë kokoshkat të shëndetshme?

A janë kokoshkat të shëndetshme?
Të ulëta në yndyrë, të larta në fibra, vetëm nëse i hani kokoshkat ju do të qëndroni të shëndetshëm. Por sigurisht, nëse zgjidhni llojin e duhur të tyre, informon dritare.net

Kokoshkat, të sapo bëra, tani në verë janë një nga ushqimet më të preferuara nga të gjithë. Edhe filmi në darkë, nuk shijohet pa një tas me kokoshka.

Image result for popcorn

Kokoshka e plasur  përbëhet kryesisht nga karbohidrate. Është e ulët në yndyrë dhe e lartë në fibra, duke e bërë atë një opsion të mirë rosticerie në krahasim me patatinat. Ajo përmban vitamina si: hekur, zink, magnez, vitaminën B, dhe sigurisht më e rëndësishmja është e ulët në kalori. Sipas dritare.net kokoshka nuk ka gluten, por ju gjithsesi duhet të bëni kujdes kur i blini ato në supermarket. Nëse ju nuk e konsumoni glutenin, duhet patjetër të lexoni etiketat e kokoshkave.

Image result for popcorn

Pra, si përfundim, vazhdoni t’i shijoni kokoshkat, ato nuk janë të dëmshme, përkundrazi i shtojnë organizmit tuaj disa vitamina të dobishme./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net