Vrasja e Arlinda Zekajt/ Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Wednesday 28 October 2026, 16:04
Dritare.net

Me pankartat “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, është protestuar në Prishtinë në reagim kundër vrasjes së grave. Protesta u zhvillua pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë.
Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Te Ministria e Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla./dritare.net