Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë parlamentare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë qëllim, u është dërguar shkresë zyrtare të gjitha partive që kanë përfaqësues në Kuvend.

Përfaqësuesit e forcave politike janë ftuar të marrin pjesë në takimet konsultuese më 30 tetor. Bisedimet pritet të shërbejnë për të dëgjuar qëndrimet e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve, përpara se të merret vendimi përkatës. Data, do te jetë një nga të dielat, mes 15 prillit dhe 15 majit, sipas Kodit Zgjedhor./dritare.net