Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Nuk mund të ketë parlament në këto kushte, jemi mobilizuar në mbështetje të revoltës studentore

Berisha: Nuk mund të ketë parlament në këto kushte, jemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk mund të ketë zhvillim normal të punimeve të Kuvendit në kushtet aktuale, duke theksuar se opozita është mobilizuar në mbështetje të revoltës studentore.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e opozitës ndaj parlamentit, Berisha tha:

“Jo, nuk mund të ketë parlament në këto kushte. Sot përfaqësuesit tanë në detyrë kryetari apo nënkryetari, janë paraqitur te komisionet për të bërë një deklaratë dhe për t'u larguar.

Ne jemi në një detyrë shumë të rëndësishme të mobilizimit me të gjithë potencialin tonë të mbështetjes së përditshme të revoltës studentore dhe organizimit periodik të protestave kombëtare në mbështetje të kësaj revolte. Në mbështetje dhe mbrojtje të studentëve.

Edi Rama, siç bëri me protestën e parë, që ndërmori një agresion mesjetar primitiv me të gjitha mjetet kundër saj, përpiqet me të njëjtin skenar me këtë të dytën. Por absolutisht do dështojë dhe do ta shohë vetë se do dështojë.

S'ka parë gjë akoma, i them. Nuk ka parë gjë akoma! Tani kujtoj këtë frazë, ta shkruajë aty dhe të më kujtojë pak"./L.F-dritare.net