Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama prezanton paketën kundër dhunës: Regjistër elektronik për dhunuesit, ndryshime në Kodin Penal

Rama prezanton paketën kundër dhunës: Regjistër elektronik

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila parashikon masa ndëshkuese për personat që ushtrojnë dhunë gjatë protestave, si dhe detyrimin për të paguar dëmet e shkaktuara. Paketa përfshin gjashtë instrumente, mes tyre ndryshime në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal, krijimin e një regjistri elektronik për dhunuesit urbanë dhe masa për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla të dëmtuara.

“Kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Përgjegjësia vetjake, kufizimet e përkohshme, paketa me 6 instrumente, një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve në bizneset e vogla, disa ndryshime në ligjin për tubimet, regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Edhe këtë flamë fatkeqësie jo natyrore do ta shuajmë përballë protestuesve dhunues”, tha Rama./K.C/dritare.net