Ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni masivisht në votime!
Dritare.net

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u ka bërë apel shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të votojnë masivisht në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha thekson se votimi është një e drejtë themelore demokratike dhe një mënyrë për të shprehur vullnetin e qytetarëve.
Sipas tij, çdo votë është e rëndësishme, ndërsa pjesëmarrja e lartë në zgjedhje forcon zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës.
"Të dashur bashkëatdhetarë, qytetarë të Luginës së #Preshevës.
Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton.
Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike.
Çdo votë ka rëndësi.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës.
Dilni dhe votoni.
Për #zërin tuaj, për të #drejtat tuaja, për të #ardhmen tuaj.", shkruan ministri Hoxha./K.C/dritare.net
