Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

23 të lënduar pas protestës në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

23 të lënduar pas protestës në Tiranë, Ministria e

23 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës së 24 tetorit në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mes të lënduarve janë protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe një deputet. Ndërsa 28-vjeçari i dëmtuar në sy i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të urgjencës, sot pritet një konsultë e zgjeruar për të përcaktuar trajtimin e mëtejshëm.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026, në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar:

12 protestues, njëri prej të cilëve i lënduar në sy;
2 përfaqësues të medias;
2 efektivë policie.
Për protestuesin e lënduar në sy, është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës. Sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT, për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur:

1 deputet i Kuvendit;
1 protestues;
2 efektivë policie;
1 përfaqësues i medias.
Të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambientet e QSUT-së.

Në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2, Tiranë, janë paraqitur:

2 efektivë policie, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar.", thuhet ne njoftim./K.C/dritare.net