Protestuesit refuzojnë sërish dialogun me Ramën, thyejnë dhe djegin karriget para Kryeministrisë
Sunday 25 October 2026, 15:03
Dritare.net

Në ditën e 13-të të protestës, demonstruesit kanë refuzuar sërish thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama.
Protestuesit kanë thyer karriget e vendosura para Kryeministrisë, të cilat simbolizonin ftesën për dialog, dhe më pas u kanë vënë flakën.
Veprimi vjen në vijim të refuzimit të përsëritur të protestuesve për t’u ulur në tryezën e dialogut me kreun e qeverisë./K.C/dritare.net