Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia në gatishmëri
Sunday 25 October 2026, 15:03
Dritare.net

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, ku forcat e policisë janë pozicionuar pranë godinës, ndërsa autobotët me ujë ndodhen në rrugë, në gatishmëri për çdo situatë.
Protesta e sotme është njoftuar për orën 14:00 dhe vjen një ditë pas tubimit kombëtar të së shtunës, i cili u shoqërua me incidente të rënda dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Nga përplasjet e djeshme mbetën të plagosur 23 persona. Mes tyre ishte edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy./K.C/dritare.net